Vizion Plus: Negociatat, Bullgaria bllokon sërish?
Më 22 qershor 2022, Nirvana Deliu, Hulumtuese Politikash pranë Lëvizjes Europiane në Shqipëri ishte e ftuar në emisionin 7 pa 5, të Vizion Plus TV, për të diskutuar mbi samitin që pritet të zhvillohet në Bruksel. Sipas Deliut çështja e parë që pritet të diskutohet është nëse Shqipëria do të ndahet apo jo nga Maqedonia e Veriut. Ajo u shpreh se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave dhe se tashmë vendimet janë në dorën e Bashkimit Europian. Deliu theksoi se nëse procesi në këtë pikë do të ngecë, kjo do të shkaktonte edhe mungesë të vullnetit për përmbushjen e reformave të ardhshme.



