Vizion Plus: Negociatat u hapen / Po tani?

Më 15 dhjetor 2016, Gledis Gjipali, Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, ishte i ftuar në një program televiziv në Vizion Plus, për të diskutuar në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë, si dhe për procedurat e mëtejshme që duhet të ndërmerren. I pyetur se pse nuk ka ende një datë të caktuar, Gjipali theksoi se Shqipëria akoma nuk ka përmbushur të gjitha kushtet e detyrueshme të tilla si reforma në drejtësi dhe ligji i vetting-ut, prandaj dhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm se BE-ja nuk do të hedh asnjë hap më tej, nëse ne nuk përmbushim detyrat tona. Sipas tij, pas hapjes së negociatave, ka dhe disa hapa të tjerë të rëndësishme si hapja e kapitujve. “Rëndesia e të pasurit një datë fikse qëndron në faktin se pas vendosjes së saj, vendi hyn në një fazë të re të pakthyeshme, ose të paktën kjo është ajo që ka ndodhur me shumicën e vendeve të rajonit. Hapja e negociatave është e rëndësishme për shkak se procesi intensifikohet deri në detajet e vogla duke vlerësuar të gjitha elementet kryesore “, përfundoi ai.

Negociatat u hapen / Po tani?