Vizion Plus TV: BE po tregon dobësi për integrimin e Ballkanit Perëndimor

Më 22 qershor, Drejtori Ekzekutiv i EMA ishte i ftuar në emisionin Spotlight/Vizion Plus TV, për të diskutuar mbi Samitin e Europës dhe Ballkanin e Hapur, ku në qendër të vëmendjes është Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Gjipali, gjatë intervistës shpjegoi se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për hapjen e negociatave, por procesi ka ngecur për shkak të vetos së Bullgarisë. Të paktën në tre vitet e fundit Komisioni Europian që bën vlerësimin nuk ka pasur më rezerva ndaj Shqipërisë dhe kjo është një provë e qartë që kushtet e deritanishme janë plotësuar. Përsa i përket qëndrimit të Serbisë, Gjipali e shikon pozitiv bashkimin e Serbisë ndaj shqetësimit të dy vendeve në këtë moment. Më tej, ai u shpreh se e shikon të vështirë, por jo të pamundur ndryshimin e situatës në këtë samit.

Vizion Plus TV: BE po tregon dobësi për integrimin e Ballkanit Perëndimor