Selanik 2014: Në kërkim të riafirmimit të besueshmërisë së procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian, janar 2011

UntitledLëvizja Europiane në Shqipëri ka kënaqësinë të ndajë me ju punimin“Selanik 2014: Në kërkim të riafirmimit të besueshmërisë së procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian”, mbështetur nga Friedrich Ebert Stiftung (FES) dhe Think Tank Fund, Open Society Foundations (OSF).

Punimi i cili merr spunto nga propozimi i Ministrit grek të Punëve të Jashtme Droustas, që shpalosi iniciativën e quajtur “Selanik II”, synon të analizojë këtë propozim dhe mundësitë që ai ka për tu bërë realitet apo ndikuar në ecjen përpara të procesit të anëtarësimit në BE. Kjo iniciativë synonte organizimin e një Samiti mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjatë Presidencës greke të BE-së, në 2014. Sipas Ministrit grek të Punëve të Jashtme, ky Samit do të mund të caktonte 2018, si vit të aderimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Njëkohësisht, Samiti do të duhej të miratonte një sërë instrumentesh të domosdoshëm dhe një kuadër kohor indikativ për të bërë realitet aderimin e këtyre vendeve në BE.

Vlerësimi në këtë punim i rezultateve të Axhendës së Selanikut të vitit 2003 dhe rrugëtimit Europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të shoqërohet me analizimin e qëndrimeve të institucioneve të BE për këtë poçes. EMA përmes këtij punimi identifikon faktorët që ndikojnë në politikën e zgjerimit të Bashkimit Europian duke analizuar në këtë kontekst ndikimin e tyre në perspektiven Europianizuese të Ballkanit Perëndimor. Krahas analizimit të stadeve të zhvillimit të procesit të Integrimit Europian në secilën nga vendet e Ballkanit Perëndimor, punimi parashtron edhe disa sugjerime për Bashkimin Europian si dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor në funksion të përshpejtimit të procesit të zgjerimit.

Bashkangjitur mund të gjeni punimin: “Selanik 2014: Në kërkim të riafirmimit të besueshmërisë së procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian” në shqip dhe anglisht.

Selanik 2014: Në kërkim të riafirmimit të besueshmërisë së procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian