Politikat e thithjes së trurit dhe impakti i tyre në procesin e Integrimit Europian të Shqipërisë, Qershor 2010
EMA ka kënaqësinë të ndaje me ju policy paper-in “Politikat e Kthimit të Trurit dhe ndikimi i tyre në Procesin e Integrimit Evropian të Shqipërisë”, mbështetur nga Friedrich Ebert Stiftung (FES) dhe Think Tank Fun, Open Society Institute (OSI).Ky punim u prezantua gjatë serisë së froumeve politike mbi Integrimin Europian organizuar më 4 Qershor 2010.
Ky policy paper risjell në vëmendjen e aktorëve të ndryshëm një çështje e ndjeshme, ende për tu adresuar. Ai paraqet shkurtimisht fenomenin e largimit të trurit në njëzet viteve të fundit në Shqipëri, si dhe politikat kryesore të ndërmarra për të zvogëluar efektin negativ të ikjes së trurit duke nxitur kthimin e tij. Ai gjithashtu ofron një analizë të ndikimit të politikave të ndryshme të zbatuara deri më tani dhe të përpiqet për të trajtojë sfidat e së ardhmes, në mbështetje të akumulimit të kapitalit njerëzor. Procesi i thithjes së trurit analizohet në kontekst më gjerë, i cili merr parasysh nevojën për të forcuar kapacitetet e administratës publike në funksion të thellimit të procesit të integrimit Evropian të Shqipërisë.
Ky policy paper buron nga hulumtime dhe intervista me zyrtarë të autoriteteve shtetërore, aktorë të shoqërisë civile të angazhuar në këtë fushë, si dhe grupe të interesit privat. Hulumtimi është pjesë e bashkëpunimit të EMA’s me Group 484 në zbatimin e një projekti rajonal në Ballkanin perëndimor. Konkluzionet dhe rekomandimet drejtuar aktorëve shtetëror dhe jo-shtetërorë marrin gjithashtu parasysh pikëpamjet dhe rezultatet e diskutimeve mes palëve të ndryshme gjatë forumit mbi këtë temë të organizuar nga EMA dhe FES më 4 qershor 2010.
Brain Gain Policies and their impact in the European Integration Process of Albania



