A2CNN: “Bullgaria propozon hapjen e negociatave me Tiranën, jo me Shkupin”
Më 2 dhjetor 2021, Gledis Gjipali, Drejtori Ekzekutiv i EMA ishte në “Debat” të A2CNN për të folur mbi veton e Bullgarisë që pengon Maqedoninë e Veriut drejt BE-së. Ai u shpreh se nuk ka një angazhim nga ndërkombëtarët për të ndërmjetësuar dhe bërë të mundur që Bullgaria të tërhiqet nga pozicioni i saj. Gjipali tha se ekziston mundësia e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut nëse nuk do të ketë hapa pozitivë nga Bullgaria. Në këtë kontekst, ai shtoi se Komisioni mund të gjejë zgjidhje teknike për probleme politike, pra të nisë procese alternative të ngjashme me atë të bisedimeve.
Bullgaria propozon hapjen e negociatave me Tiranën, jo me Shkupin



