Nirvana Deliu/ EMA flet për hapjen e negociatave për Shqipërinë

Nirvana Deliu, Hulumtuese Politikash/EMA,  ishte e ftuar në disa media për të folur mbi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo u shpreh se mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare është momenti i hapjes zyrtare së negociatave dhe se tani fillon puna për harmonizimin e legjislacionit tonë me legjislacionin e Bashkimit Europian. Janë gjithsej 35 kapituj dhe sipas Deliut kapitujt më sfidues janë kapitujt 23 dhe 24. I gjithë procesi zhvillohet mbi katër kritere që janë: kriteri politik, ekonomik, harmonizimi i legjislacionit tonë me legjislacionin e BE-së dhe kapaciteti për zbatimim e këtij legjislacioni. Gjithashtu, Deliu shtoi se monitorimi do të realizohet nga Komisioni Europian, i cili më pas i dërgon këto raporte te Këshilli Europian. Sipas Deliut kohëzgjatja e këtij procesi është relative dhe se tani fillon puna e vërtetë. 

21 korrik 2022, A2CNN- Absolut 4

20 korrik 2022, RTSh- BE hap negociatat me Shqipërinë

20 korrik 2022, RTSh- Ekspertja e integrimit Nirvana Deliu flet per negociatat

19 korrik 2022, A2CNN- BE “hap derën” e negociatave