Gjipali në Report TV: Ndryshimi i politikave të vetos, shmangie e konflikteve dypalëshe, 14 dhjetor 2023

Gledis Gjipali, Drejtori Ekzekutiv i EMA-s, i ftuar në Report TV për të folur në lidhje me bllokimin e procesit të integrimit nga Greqia, komentoi se Greqia nuk mund ta mbajë dhe për shumë gjatë veton për sa kohë që nuk jep një arsyetim të mjaftueshëm. Kjo marrë shkas nga mbështetja e dhënë nga vendet e tjera, ku ndër to edhe Gjermania, e cila është kundër qëndrimit të Greqisë. Midis të tjerash, në diskutime është hedhur mendimi për ndryshimin e politikave të vetos dhe shmangien e konflikteve dypalëshe për t’u bërë pengesë e procesit të integrimit të një shteti. Gledis përmendi gjithashtu se Konferenca Ndërqeveritare mund të mbahet për të diskutuar udhërrëfyesit e krijuar deri më tani.

Gjipali në Report TV: Ndryshimi i politikave të vetos, shmangie e konflikteve dypalëshe, 14 dhjetor 2023