Klan News – BE “një thes” me miliarda për Ballkanin/Gjipali: Ja sa merr Shqipëria (Beleri e Greqia), 11 mars 2024

Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali ishte i ftuar në Klan News për të folur më tepër për procesin e negociatave të Ballkanit Perëndimor dhe mbështjetjes nga BE-ja. Eksperti u shpreh se, ka disa boshte kryesore në të cilat mbështet Plani i Rritjes që janë krijimi dhe forcimi i ri i tregut rajonal, përgatitja dhe integrimi gradual në tregun europian, të cilët praqiten si dy elementët kryesorë, dhe gjithashu zhvillimi i përgjithshëm social ekonomik për të zbutur hendekun zhvillimor mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Ky është një instrument shumë fleksibël dhe i shpejtë për një periudhë 3-vjecare, i cili do sjellë fond shtesë me kushtëzim të drejtpërdrejtë. Gjipali u shpreh se në lidhje rreth paketës së granteve, Shqipëria do ketë përfitime të bollshme duke numëruar dhe samitet në Tiranë, që na tregojnë që Shqipëria ka një rol të veçantë. Gjithashtu letra e ministrave të vendeve të BE-së pro zgjerimit, për Gjipalin, përbën një hap të rëndësishëm pasi nxit të përshpejtojë miratimin e instrumentit të ri.

Klan News – BE “një thes” me miliarda për Ballkanin/Gjipali: Ja sa merr Shqipëria (Beleri e Greqia), 11 mars 2024