RTSH – Gjipali: Letra e ministrave europianë: Europarlamentarë miratoni Planin e Rritjes për Ballkanin, 1 mars 2024
Eksperti për çështjet e integrimit, Gledis Gjipali, ishte ftuar nga RTSH për të dhënë mendimin e tij mbi çështjen e letrës së shtatë ministrave të jashtëm për çështjet europiane nga vendet anëtare të BE-së. Mes tyre edhe ministri i jashtëm grek, i kërkuan institucioneve europiane të shpejtojnë bisedimet ndërinstitucionale që të miratojnë mekanizmin financiar të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Gjipali shpjegoi se aktualisht rregulloja e Planit të Rritjes është duke u diskutuar, dhe ka një mbështetje nga Parlamenti Europian, duke sjell shumë shpejtë dhe miratimin e saj. Për më tepër, Gjipali shtoi se kërkohet një ndryshim në buxhetin e BE-së që përsëri pritet të vijë nga Parlamenti Europian.



