Seritë e Integrimit Europian – Konferenca Përmbyllëse
Konferenca përmbyllëse është mbajtur më 30 korrik 2020, nëpërmjet platformës Zoom. Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 50 pjesëmarrës, kryesisht profesionistë nga institucione publike, përfaqësues të NGO – ve, hulumtues, studentë dhe lektorë.
Gledis Gjipali – European Movement Albania, fillimisht prezantoi objektivat prezantoi objektivin e Serisë së Integrimit në BE dhe rezultatet e arritura nga kjo seri si: ofroi një hapësirë diskutimi dhe komunikimi midis profesionistëve; ndarja e përvojës së Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë kur bëhet fjalë për procesin e pranimit dhe informimi më shumë mbi çështjet e lidhura me BE të përqendruara në kontekstin socio-ekonomik. Më pas ai diskutoi në lidhje me nevojën për të përfshirë aktorë jo-shtetërorë në procesin e negociatave të Shqipërisë me BE, si aktorë thelbësorë për të kontribuar dhe për t’u informuar mbi këtë proces.
Dr. Ioannis Armakolas foli për procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor. Ai mori si shembull integrimin e Greqisë, i cili edhe pse mund të duket si një rast i ndryshëm, përsëri ka mësime që mund të nxirren prej tij. Anëtarësimi i Greqisë, pengesat dhe nevoja e vazhdueshme për të ndërmarrë reforma na tregon se Integrimi Europian është një rrugë e gjatë. Dr. Armakolas dha një pamje të plotë të situates në Greqi, ekonomisë, historisë dhe krizës politike. Kjo, për tu mbajtur në mend si mësime që mund të jenë të dobishme në të ardhmen e afërt. Një pjesë tjetër e rëndësishme e diskutimit ishte metodologjia e re e zgjerimit dhe skenarët për integrimin e Shqipërisë. Në fund, ai pranoi si shumë të rëndësishëm nivelin e pjesëmarrjes të shoqërisë civile në këtë proces.



