A2CNN – Deliu : Rëndësia e Rezolutës Parlamentare dhe Zhbllokimi i Raportit të IBAR-it, 14 maj 2026
E ftuar në Ora News, Nirvana Deliu, eksperte e procesit të integrimit europian pranë Lëvizjes Europiane për Shqipërinë (EMA), analizoi mbi zhvillimet në Parlamentin shqiptar lidhur me rezolutën për integrimin europian, duke theksuar se ky proces tejkalon interesat e ngushta politike dhe kërkon një bashkëpunim të ngushtë ndërpartiak.
Në vazhdim, Deliu solli një persepktvë realiste për hapat e ndërmarrë mbi procesin negociues të Shqipërisë për anëtarësim, i cili po përballet me një mungesë të theksuar transparence; dokumentet jetike si pozicionet negociuese të palës shqiptare për hapjen e grupkapitujve, dhe kërkesat për periudha tranzitore në sektorë si bujqësia dhe mjedisi mbeten të paqarta për publikun dhe grupet e interesit, pasi nuk janë të publikuara.
Më tej, pesha kritike që ka miratimi i raportit të IBAR-it, që konsiston në përmbushjen e kritereve të dërmjetme për kapitujt thelbësorë 23 dhe 24, nga ana e institucioneve të Brukselit, siç është grupi i punës COELA. Ky raport është çelësi për të vijuar me mbylljen e kapitujve të tjerë, por Deliu nënvizoi se paralelisht me përmbushjen e këtyre detyrimeve teknike e diplomatike, institucionet shtetërore duhet të informojnë qytetarët dhe bizneset mbi standardet e reja dhe sfidat reale që sjell përafrimi i plotë me legjislacionin e Bashkimit Europian.
A2CNN – Deliu : Rëndësia e Rezolutës Parlamentare dhe Zhbllokimi i Raportit të IBAR-it, 14 maj 2026



