A2CNN: Integrimi, BE ende pa një datë për uljen me Shqipërinë

Drejtori Ekzekutiv i EMA, Gledis Gjipali ishte i ftuar më 16 mars 2022 në A2 CNN për të diskutuar mbi situatën aktuale në të cilën ndodhet Shqipëria në procesin e integrimit europian. Gjipali foli dhe mbi takimin që pati me Borrell, Përfaqësuesin e Lartë të BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Ai sqaroi se u prekën shumë tema duke nisur nga lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj në rajon e Shqipëri deri te domosdoshmëria e zhbllokimit të procesit të vetos për vendin tonë. Më tej, Gjipali shtoi se mungon vullneti i unifikuar i BE-së për arritjen e një dakordësie dhe se kemi humbur shumë momente të rëndësishme në të cilat mund të përparonim. Ai bëri të ditur se nuk kemi plotësuar kushtet për anëtarësimin në BE, por kemi plotësuar kushtet për nisjen e negociatave, duke theksuar sesa e rëndësishme është që të mos bllokohemi në një hap të tillë në të cilin do të shtrohen çështjet që Shqipëria do të duhet t’i plotësojë deri në tryezën e dytë.

A2CNN: Integrimi, BE ende pa një datë për uljen me Shqipërinë