A2CNN/Gjipali: Rëndësia e procesit të Berlinit në integrimin europian

Më 3 nëntor 2022, Gledis Gjipali/Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane ishte i ftuar në A2 CNN për të folur rreth rëndësisë që ka për Shqipërinë, Samiti i zhvilluar në kuadër të Procesit të Berlinit. Ai u shpreh se pavarësisht ndryshimit të Kancelarit gjerman, përkushtimi ndaj kësaj nisme vazhdon të jetë i njëjtë. Gjipali bëri me dije se tre marrëveshjet nënshkruara në këtë samit simbolizojnë rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor për BE-në, sidomos me tentativat ruse për të ndikuar në rajon. Për situatën mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën ai e përshkruan si një “konflikt të ngrirë” theksoi se Gjermania po përpiqet të ndërmjetësojë dialogun mes tyre dhe se ka shenja pozitive për liberalizimin e vizave për Kosovën. 

A2CNN: Rëndësia e procesit të Berlinit në integrimin europian