ABC News – Mbledhje historike e dy qeverive, Deliu: Italia, mbështetëse e Shqipërisë. Do çojë përpara integrimin në BE, 16 nëntor 2025

E ftuar në emisionin “Newsroom” në ABC News, Nirvana Deliu, eksperte e procesit të integrimit europian pranë Lëvizjes Europiane për Shqipërinë (EMA), analizoi mbledhjen e zhvilluar midis qeverisë italiane dhe asaj shqiptare në Romë e jo vetëm. Fillimisht, Deliu u shpreh se pas marrjes së presidencës së BE-së Italia do ta çojë përpara procesin e integrimit të vendit tonë. Italia ka qenë mbështetëse në çdo fazë të procesit të integrimit të Shqipërisë. Kjo vjen si rrjedhojë e peshës që ajo ka në politikbërjen europiane. Në përfundim, Deliu theksoi sfidat që duhet të kalojmë gjatë këtij procesi, duke u shprehur se janë 56 vendime të Këshillit të BE-së që vendi ynë duhet të kalojë. Pra, janë 56 mundësi dhe nëse Franca dhe Holanda do të vendosin veton, mesazhi është i qartë, nuk po i bëjmë detyrat siç duhet.

ABC News – Mbledhje historike e dy qeverive, Deliu: Italia, mbështetëse e Shqipërisë. Do çojë përpara integrimin në BE, 16 nëntor 2025