ABC News: Tirana ndahet nga Shkupi, Deliu: Ne s’kemi problematika si vendet e tjera të Ballkanit, 26 shtator 2024

Nirvana Deliu, eksperte e integrimit pranë EMA, diskutoi në ABC News Albania për ndikimin e ndarjes së rrugëtimit të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit, si e pashmangshme në këtë fazë, pasi çdo vend kandidat për anëtarësim në BE ndjek një proces të pavarur. Ajo e cilësoi miratimin e kritereve hapëse për Grupkapitullin I – Themeloret si një hap të rëndësishëm për procesin e negociatave në Shqipëri, dhe rrjedhimisht është marrë  një lajm pozitiv nga takimi i Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER) për dhënien e miratimit të mbajtjes së, Konferencë së Dytë Ndërqeveritare, që pritet të ndodh në 15 tetor 2024,  dhe hapjen e Grupkapitullit I. Deliu thekson se mbikëqyrja nga BE është intesifikuar dhe reformat nuk duhet të shihen thjesht si detyrime, por si plane të rendësishme. Për të arritur rezultate të kënaqshme, Shqipëria duhet të ketë kapacitete institucionale, burime njerëzore dhe financiare për zbatimin efektiv të ligjeve. Deliu vuri në dukje se procesi i integrimit nuk është dhe aq i thjeshtë dhe i përshpejtuar për shkak të nevojës për votim unanim nga vendet anëtare të BE-së për mbajtjen e çdo Konference Ndërqeveritare, duke përmendur këtu edhe mundësinë e vetove, sidomos ajo e shtetit grek. Ajo shprehu optimizëm për takimin e 15 tetorit, duke besuar se do të motivojë vazhdimin e punës për të shmangur pengesat e mundshme. Në përfundim të fjalës së saj, Deliu shprehu se Shqipëria është në një pozicion më të favorshëm se disa vende të tjera të rajonit në procesin e negociatave për integrimin në BE, dhe se Kapitujt 23 dhe 24 do te jene të rëndësishëm gjatë gjithë procesit.

ABC News: Tirana ndahet nga Shkupi, Deliu: Ne s’kemi problematika si vendet e tjera të Ballkanit, 26 shtator 2024