Author Archive

Aktivitet Informues në Vlorë: Monitorimi i kapitullit 23 (Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore) dhe Kapitulli 24 (Drejtësi, Liri dhe Siguri)

Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) në bashkëpunim me Universitetin e Vlorës “ Ismail Qemali”, organizuan në Vlorë më 30 tetor 2017, aktivitetin “Monitorimi i Kapitullit 23 (Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore) dhe Kapitullit 24 (Drejtësi, Liri dhe Siguri) i procesit të pranimit të Shqipërisë në BE“. Sundimi i ligjit cilësuar si një vlerë themelore e […]

Vision Plus: Kufizimet e Shengenit

Më 26 tetor 2017, Znj. Nirvana Deliu, Hulumtuese pranë Lëvizjes Europiane në Shqipëri, ishte e ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus për të folur mbi Sistemin Europian të Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS).

Zëri i Amerikës: Raporti mbi reformën në drejtësi dhe ecurinë e Integrimit Europian

Lëvizja Europiane në Shqipëri, e mbështetur nga Fondacioni Konrad Adenauer, prezantoi më 23 tetor 2017 në një tryezë diskutimi, një raport monitorimi për ecurinë e procesit të integrimit në BE mbi kapitujt 23-24 që i përkasin sistemit gjyqësor dhe lirive njerëzore.

Aktivitet informues në Tiranë: Monitorimi i kapitujve 23 dhe 24 të pranimit në BE të Shqipërisë nëpërmjet këndvështrimit të shoqërisë civile.

Në kuadrin e projektit “Monitorimi i Kapitujve 23 dhe 24 të pranimit në BE të Shqipërisë nëpermjet këndvështrimit të Shoqërisë Civile”, mbështetur nga Fondacioni Konrad-Adenauer-Stiftung, nëpërmjet programit për sundimin e ligjit në Europën Jug-Lindore (RLP, SEE)Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) organizoi në Tiranë më 23 tetor 2017 aktivitetin informativ në të cilin ekspertët paraqitën raportet […]

Brief Research: Kapitulli 24 – Ekstremizmi i dhunshëm & radikalizmi, siguria kibernetike dhe migrimi, tetor 2017

Shqipëria prej disa vitesh Kapitulli 24 i acquis të BE konsiston në reforma qe shtetet kandidate duhet të ndërmarrin në fushën e sigurisë, lirisë dhe drejtësisë. Disa nga çështjet më specifike në të cilat fokusohet ky kapitull janë azili, migracioni, kontrolli i kufijve, bashkëpunimi policor, lufta kundër krimit të organizuar, terrorizmi, bashkëpunimi gjyqësor, bashkëpunimi doganor […]

Top Channel: Procesi i Integrimit dhe hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Më 10 tetor 2017, z. Gledis Gjipali, Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri ishte i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel për të diskutuar mbi Procesin e Integrimit dhe hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Brief Research: Bashkëpunimi gjyqësor në çështjet civile në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, tetor 2017

Shqipëria prej disa vitesh ka nisur zbatimin e reformës në drejtësi që përbën një sistem gjithëpërfshirës masash që synojnë reformimin tërësor të sistemit gjyqësor dhe të gjithë përbërësve të tjerë të strukturës së drejtësisë në vend. Vëmendja e marrë nga procesi i reformës në drejtësi, ka shkëputur paksa interesin publik nga procesi i integrimit të […]

AIEN – Moduli V: “Promovimi i të drejtave të njeriut në kuadër të Integrimit Europian”, 6-7 tetor 2017

Në kuadër të Akademisë së Integrimit Europian dhe Negociatave, ditën e premte dhe të shtunë, në datat 6 dhe 7 tetor u zhvillua Moduli V: “Promovimi i të drejtave të njeriut në kuadër të Integrimit Europian”. Temat kryesore të trajtuara në këtë modul kishin të bënin me rëndësinë e të drejtave themelore të njeriut, zbatimi i […]

Raport Vlerësimi: Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore – Kapitulli 23, tetor 2017

Qëllimi i këtij raporti vlerësimi është monitorimi i nivelit të zbatimit të reformave, si dhe progresit të arritur në fushat kryesore që lidhen me Kapitullin 23 (Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore). Duke pasur si pikënisje rezultatet dhe konstatimet e paraqitura nga ana e Komisionit Evropian (KE) nëpërmjet progres raportit të vitit 2016,, në funksion të […]

Anadolu Agency: Serbia dhe Shqipëria kanë një qëllim të përbashkët, hyrjen në BE

Në konferencën dy ditore, “Serbia dhe Shqipëria – të ndërvarura në Zhvillim dhe Stabilizim që u mbajt në Beograd në datat 4 dhe 5 tetor 2017, Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali, diskutoi mbi bashkëpunimin mes dy vendeve , institucionet e shtetit dhe Procesit te Berlinit. Anadolu Agency:Serbia dhe Shqipëria kanë një […]