Author Archive

Grupi i Punës për Kapitullin 23 – Ecuria e negociatave dhe zbatimi i prioriteteve për Kapitullin 23 në kuadër të integrimit europian, 17 prill 2026

Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, zhvilloi më datë 17 prill 2026 tryezën e diskutimit dhe këshillimit në kuadër të Kapitullit 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” të Platformës së Partneritetit për Integrimin Europian dhe Konventës Kombëtare për Integrimin Europian. Pjesë e tryezës dhe diskutimeve ishin përfaqësues nga institucionet publike […]

Grupi i Punës për Kapitullin 24 – Forcimi i kapaciteteve ligjzbatuese përmes arsimit policor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar: roli i Akademisë së Sigurisë në procesin e integrimit europian

Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), organizoi, në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian, takimin e radhës të Grupit të Punës për Kapitullin 24 – Drejtësia, Liria, Siguria, në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë në Shqipëri dhe me pjesëmarrjen e Akademisë së Sigurisë Sllovake, falë mbështetjes së Bashkimit Europian, më datë 7 prill 2026. Përfaqësues […]

Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri: Leksione mbi Integrimin Europian për Akademinë e OJF-ve nga EMA

Në kuadër të projektit të Qendrës Burimore Kombëtare për Shoqërinë Civile në Shqipëri, të implementuar nga Partnerët në Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri, EMA dhe ekspertët e saj po kontribuojnë me leksione mbi integrimin në BE dhe rolin e Shoqërisë Civile për çdo vit akademik të Akademisë së […]

Grupi i Punës për Kapitullin 24 – Forcimi i kapaciteteve institucionale dhe praktikat më të mira për funksionimin e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve (ARO), 25 mars 2026

Forcimi i kapaciteteve institucionale dhe shkëmbimi i praktikave më të mira europiane për funksionimin e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve (ARO) ishin në qendër të takimit të radhës të Grupit të Punës për Kapitullin 24 – Drejtësia, Liria, Siguria, të zhvilluar më 25 mars 2026, në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian. Aktiviteti u […]

Dokument Politikash – Përtej Përputhshmërisë: Ndërtimi i një Kuadri Funksional të Aktit të Shërbimeve Dixhitale në Shqipëri, shkurt 2026

Ky punim, i hartuar nga Petra Kováčiková për Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA), analizon sfidat dhe parakushtet për zbatimin efektiv të Aktit të Shërbimeve Dixhitale të BE-së (DSA) në kontekstin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai argumenton se, megjithëse Shqipëria po përparon në përafrimin e kuadrit të saj ligjor me acquis […]

Takime avokuese në Bruksel, 24-26 shkurt 2026

Java e fundit e shkurtit 2026 (24–26 shkurt) shënoi zhvillimin e takimit të dytë avokues mes organizatave të shoqërisë civile shqiptare dhe institucioneve të Bashkimit Europian në Bruksel. Takimet rezultuan frytdhënëse dhe u fokusuan në ndarjen e pritshmërive, sfidave dhe prioriteteve të sektorit të shoqëris civile në kuadër të procesit të integrimit europian dhe negociatave […]

Dokument Politikash – Shndërrimi i transparencës në kontroll: Mësime nga Ligji për OJF-të në Sllovaki – studim rasti nga Sllovakia, shkurt 2026

Ky punim, i përgatitur nga autori Michal Piško, Drejtor i Kapitullit për Anti-Korrupsion në organizatën Transparency International në Sllovaki, për Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA), shqyrton zhvillimet dhe implikimet e Ligjit sllovak për OJF-të të vitit 2025, i kritikuar gjerësisht si një “ligj rus” për shkak të ndikimit të tij kufizues ndaj organizatave të shoqërisë […]

Forum Diskutimi – Midis Reformës dhe Realitetit: Liria e Shprehjes, Media dhe Transparenca, 18 shkurt 2026

Forumi i diskutimit, i organizuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), më 18 shkurt 2026, nën moderimin e gazetarit Syrjan Rahova, u përqendrua në tematikat e lidhura kryesisht me Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore, në lirinë e shprehjes, medias, të drejtën për informim dhe transparencën e institucioneve publike, mbrojtjen e konsumatorëve dhe […]

Grupi i Punës për Kapitullin 23 – Progresi në plotësimin e piketave të ndërmjetme për Kapitullin 23, 17 shkurt 2026

Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë mbajtën më 17 shkurt 2026 tryezën e radhës për progresin në plotësimin e piketave të ndërmjetme për Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore, në kuadër të Platformës së Partneritetit për Integrimin Europian dhe Konventës Kombëtare për Integrimin Europian. Ky takim me pjesëmarrjen […]

Grupi i Punës për Kapitullin 24 – Fuqizimi i Përgjigjes së Shqipërisë ndaj Krimit Kibernetik dhe Mbrojtjes së Fëmijëve në Internet: Përshtatja Ligjore dhe Kapacitetet Institucionale, 15 janar 2026

Krimi kibernetik dhe mbrojtja e fëmijëve online ishte tematika e takimit të Grupit të Punës për Kapitullin 24, të mbajtur më 15 janar 2026, organizuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian, mbështetur nga Bashkimi Europian. Tematika e diskutimit solli interes të […]