Dokument politikash: Implikimet e krizës në Ukrainë në politikën e migracionit dhe sigurisë në BE, dhjetor 2022

Lufta në Ukrainë e cila filloi më 24 shkurt 2022 nga ushtria ruse e bëri situatën gjeopolitike më komplekse dhe të pasigurt, me një valë të re njerëzish që ikin nga vendi i tyre dhe kërkojnë strehim në vendet e Bashkimit Europian. Kjo valë e re refugjatësh erdhi në një periudhë kur BE-ja ende po merret me menaxhimin e migracionit nga rrugë dhe vende të tjera. Për më tepër, BE-ja është ende duke punuar për reformimin e Sistemit të Përbashkët Europian të Azilit . Për herë të parë, në mënyrë të paprecedentë, vetëm tetë ditë pas fillimit të luftës, Bashkimi Europian aktivizoi Direktivën e Mbrojtjes së Përkohshme 2001/55/EC  me synimin kryesor mbrojtjen e të drejtave themelore të personave që ikin nga lufta në Ukrainë dhe duke u ofruar atyre një status të qartë ligjor dhe mbrojtje në të gjithë BE-në. Kjo ishte hera e parë që aktivizohej kjo direktivë edhe pse është miratuar më shumë se 20 vjet më parë. Lufta në Ukrainë gjithashtu ka shtyrë shtetet anëtare të marrin në konsidreratë implikimet e lidhura me sigurinë e Unionit, ku një ndër masat e ndërmarra është edhe rifutja e kontrolleve të kufijve të brendshëm.

***

Kjo analizë është prodhuar nga Nirvana Deliu, hulumtuese e EMA-s si dhe fellow e Think Visegrad Non-V4 në Qendrën Kërkimore të Shoqatës Sllovake të Politikës së Jashtme, Bratislavë (Sllovaki) 2022 në kuadër të programit Think Visegrad Non-V4 Fellowship.

Dokument politikash: Implikimet e krizës në Ukrainë në politikën e migracionit dhe sigurisë në BE, dhjetor 2022 (versioni Anglisht)