EuroNews Albania: Alternativa e re e Macron për zgjerimin e BE-së
Më 11 maj 2022, Nirvana Deliu, Hulumtuese Politikash pranë EMA ishte e ftuar në Euronews Albania për të diskutuar mbi alternativën e re të Macron për zgjerimin. Presidenti francez paraqiti para Parlamentit Europian propozimin për krijimin e një “komuniteti të ri politik europian” që do t’i lejonte shteteve që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian të jenë më afër me unionin. Deliu u shpreh se BE ka nevojë për një reformë kur bëhet fjalë për vendimmarrjen pasi unanimiteti po e bën këtë proces jo efektiv. Ajo theksoi se nuk është hera e parë që Macron bën propozime të tilla dhe se ai ka deklaruar se nuk ka kompromise në emër të zgjerimit për standardet dhe parimet që duhet të kenë shtetet për tu bërë pjesë e BE.
EuroNews Albania: Alternativa e re e Macron për zgjerimin e BE-së



