Fax News: Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Më 13 maj 2022, Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Z. Gledis Gjipali ishte i ftuar në Fax News për të folur mbi aplikimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Ai e konsideroi si zhvillim pozitiv për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe shtoi se anëtarësimi në këtë Këshill nuk kufizohet nga njohja e një shteti. I pyetur për reagimin kundërshtues të Serbisë, Gjipali u shpreh se kjo përgjigje i përket politikës së brendshme për konsum në Serbi. Më tej, ai komentoi situatën aktuale të Shqipërisë në rrugën drejt BE duke përmendur mundësinë e ndarjes nga Maqedonia e Veriut. Gjipali tha se Shqipëria I ka “bërë detyrat “ për këtë fazë por pas hapjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare do të ketë kushte të reja për tu plotësuar.

Fax News: Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Europës