Gjipali në A2 CNN: “Elementi i meritokracisë në integrim do të mbetet gjithmonë”, 13 shtator 2023
Më 13 shtator 2023, Gledis Gjipali/Drejtori Ekzekutiv i EMA-s ishte i ftuar në A2 CNN për të folur rreth fjalimit të presidentes Von Der Leyen, sfidat në krye të Komisonit Europian dhe mundësinë e hapur për një rikandidim në zgjedhjet e ardhshme. Përsa i përket çështjes së zgjerimit, Gjipali komentoi mbi një elementin e meritokracisë duke sjellë në vëmendje raportet mbi shtetin e së drejtës të cilat shtrihen jo vetëm në vendet anëtare por edhe në ato që synojnë anëtarësimin. Në vlerësimin e tij, nismat për reformim sidomos rregullimet mbi të drejtën e vetos duhet të ecin paralelisht me zgjerimin dhe nuk duhet ta pengojnë atë. Sipas Gjipalit e ardhmja ofron një orientim që synon heqjen e pengesave që e bëjnë të vështirë bashkëpunimin tregtar të BE-së me vendet me të fuqishme të botës.
Gjipali në A2 CNN: “Elementi i meritokracisë në integrim do të mbetet gjithmonë”



