Gledis Gjipali/EMA flet për “Pasaportat e arta”
Më 30 gusht, Gledis Gjipali, Drejtor Ekzelutiv i EMA ishte i ftuar në edicionin e pasdites në SyriTV për të folur mbi “Pasaportat e Arta” dhe problematikat e mundshme që mund të sjellë kjo nismë e qeverisë për antarësimin e Shqipërisë në BE. Ai gjatë intervistës shpjegoi qëndrimin e KE-së kundër, kjo pasi e konsideron dhënien e shtetësisë në bazë të skemave të investimit si të rrezikshme për sigurinë e BE-së dhe rajonit. I pyetur se cfarë pasojash mund të sjellë kjo nismë nëse qeveria vazhdon para me planin, Gjipali u shpreh se BE i ka bërë të qartë kërkesat, ndaj Shqipëria këshillohet të tregojë kujdes në aplikimin e skemave të tilla. Ai theksoi se përgjatë zhvillimit të negociatave monitorimi i BE-së do të jetë më i afërt dhe më strikt, veçantërisht lidhur me kapitujt 23 & 24.



