Gledis Gjipali komenton Progres raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë

Drejtori Ekzekutiv i EMA, Gledis Gjipali ishte i ftuar në Syri TV dhe Top News për të komentuar progres raportin e BE-së për Shqipërinë. Ai tha se raporti vjetor i Komisionit Europian bën një analizë të të gjitha fushave, ecurisë nga raporti i vitit të kaluar dhe rekomandon hapat e ardhshëm në procesin e integrimit. Gjipali u shpreh se vlerësimi për zgjedhjet ishte pozitiv bazuar edhe në raportin e OSBE/ODIHR. Më tej, ai komentoi çështjet më të rëndësishme të cekura në raport si azilkërkuesit, minoritetet, lirinë e medias etj. Gjipali, bëri me dije se problemet politike bilaterale mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të jenë pengesë zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Top News: Raporti i KE për Shqipërinë

Syri tv: Raporti i KE për Shqipërinë