Fax News: Vizita e Ramës në Berlin, flet Gledis Gjipali, ekspert i integrimit europian

Më 12 prill 2022, Drejtori Ekzekutiv i EMA, Gledis Gjjipali ishte i ftuar në Fax News për të komentuar vizitën e kryeministrit Rama në Berlin. Ai u shpreh se kjo vizitë tregon vemendjen e veçantë që Gjermania dhe kancelari i ri Scholz po i kushtojnë Shqipërisë duke duke e risjellë vëmendjen te Procesi i Berlinit. Gjipali bëri me dije se vendi ynë ka humbur disa momente kyçe që kanë bërë që procesi i integrimit të jetë kaq i gjatë. Më tej, ai tha se nevojitet një angazhim më i madh politik dhe ekonomik i BE-së në Ballkanin Perëndimor. Duke e konsideruar Shqipërinë dëm anësor të vetos Bullgare për Maqedoninë e Veriut, Gjipali shtoi se nëse nuk ka një vendimmarrje pozitive, Shqipëria do të jetë e justifikuar ta vazhdojë procesin e negociatave e ndarë. Ai komentoi dhe deklaratën e Ukrainës për tu bërë pjesë e BE-së duke e parë si një mesazh politik për të treguar synimin e vlerave europiane.

Integrimi, vizita e Ramës ne Berlin, flet Gledis Gjipali, ekspert i integrimit europian