Libri i Rekomandimeve – Konventa Kombëtare e Integrimit Europian 2023 – 2024
Ky libër rekomandimesh ofron një vështrim të përgjithshëm mbi disa nga kapitujt kryesor të Grupkapitullit 1 – Themeloret të legjislacionit të BE-së në kuadër të procesit të negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian, me fokus në Kapitullin 5 – Prokurimi Publik; Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore; dhe Kapitullin 24 – Drejtësia, Liria dhe Siguria. Për secilin nga këta kapituj, analiza fillon me një përshkrim të gjendjes aktuale dhe kontekstit të reformave, duke shqyrtuar iniciativat dhe përpjekjet që Shqipëria ka ndërmarrë deri tani në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësim. Kjo përfshin gjithashtu shqyrtimin e rekomandimeve të raporteve të progresit vjetor të Bashkimit Europian dhe paraqitjen e kornizës ligjore dhe institucionale të zbatuar në Shqipëri. Për secilin kapitull, gjithashtu paraqitet një përmbledhje e organizimit të Grupeve të Punës për çdo kapitull në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian (NCEI) gjatë periudhës 2023-2024, të cilat janë në linjë me Tryezat e Diskutimit dhe Këshillimit të Platformës së Partnerititetit të Integrimit Europian (PPIE).
Tryezat e nevojshme për zhvillimin dhe zbatimin e reformave, përbëhen nga anëtarë të shoqërisë civile, ekspertë, funksionarë qeveritarë, përfaqësues nga akademia dhe media, të cilët kontribuojnë në identifikimin e rekomandimeve thelbësore për përmirësimin e situatës në fushat përkatëse. Ky libër shërben gjithashtu si një mjet kritik për vlerësimin e progresit dhe sfidave të reformës së Shqipërisë nëpërmjet monitorimit të rekomandimeve të nxjerra nga grupet e punës dhe adresimin e tyre nga institucionet përgjegjëse për çdo tematikë të trajtuar në to. Përveç rekomandimeve specifike për çdo kapitull, nëpërmjet këtij publikimi theksohet vlera e angazhimit të gjerë të të gjitha palëve të interesuara në procesin e integrimit europian në Shqipëri.
Ky material është prodhuar në kuadër të projektit “Ndërtimi i Partneritetit mbi Çështjet Themelore: Fuqizimi i OSHC-ve për procesin e anëtarësimit në BE”, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Lëvizjes Europiane në Shqipëri dhe autorëve, dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet dhe qëndrimet e Bashkimit Evropian.
Projekti “Ndërtimi i Partneritetit mbi Çështjet Themelore: Fuqizimi i OSHC-ve për procesin e anëtarësimit në BE”, po zbatohet nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) me mbështetjen financiaretë Bashkimit Evropian – IPA Civil Society Facility and Media 2021, në bashkëpunim me Akademinë e Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN), Slovak Foreign Policy Association (SFPA) dhe Qendrën për Transparencë dhe Informim të Lirë (CTFI).
Libri i Rekomandimeve – Konventa Kombëtare e Integrimit Europian 2023 – 2024 (Eng)