MCN TV – Integrimi, Deliu: Kemi hapur 7 kapituj në total, BE ka rritur intensitetin e monitorimit, 30 dhjetor 2024

Ekspertja për çështjet e integrimit, Nirvana Deliu, në një lidhje Skype me MCN TV më 30 dhjetor komentoi hapat e rëndësishëm që ka hedhur Shqipëria gjatë këtij viti në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian. Deliu u shpreh se Shqipëria ka arritur të rikuperojë kohën e humbur, por theksoi se duhet ende shumë kujdes për Grupkapitullin 1 dhe reformat që lidhen me të, pasi Bashkimi Europian ka rritur intensitetin e monitorimit, që sipas Deliut, ky i fundit mund të shihet si diçka pozitive, pasi ai na mban të orientuar drejt elementëve që duhet të plotësojmë. Ajo më tej diskutoi për nëj risi ekonomike, konkretisht Planin e ri të Rritjes, një mekanizëm financiar të prezantuar nga BE për Ballkanin Perëndimor, që parashikon disa grante. Deliu renditi disa arritje të Shqipërisë gjatë viteve të fundit, duke përmendur faktin se vendi ka organizuar disa samite, si Samiti i Procesit të Berlinit, që ishte hera e parë që realizohej jashtë Bashkimit Europian. Në përfundim,  theksoi disa nga përfitimet që Shqipëria do të ketë nëse bëhet anëtare e plotë e BE-së, duke vënë në dukje se këto përfitime kanë filluar që tani, siç është përfshirja e Shqipërisë në SEPA, e cila automatikisht ka ulur tarifat për transaksionet. Në të ardhmen, nëse  antarësohemi, Shqipëria do të ketë një shtet më funksional, institucione më demokratike dhe një sistem gjyqësor më të pavarur.

MCN TV – Integrimi, Deliu: Kemi hapur 7 kapituj në total, BE ka rritur intensitetin e monitorimit, 30 dhjetor 2024