MCN TV – Marrëveshja e BE për migracionin/ Deliu: Pakti synon rregulla të përgjithshme që duhen respektuar nga të gjitha vendet e BE-së, 24 dhjetor 2023
Lidhur me ngjarjet e fundit në Bashkimin Europian për tematikën e migracionit, e ftuar në MCN TV ekspertja e integrimit, Nirvana Deliu, u shpreh se marrëveshja e arrirë mes Komisionit Europian, Këshillit Europian dhe Parlamentit Europian sjellë një sërë ndryshimesh. Deliu theksoi se kjo marrëveshje synon reformimin e rregullave dhe procedurave të unifikuara për të gjitha vendet e BE. Në këtë marrëveshje e cila u miratua politikisht, por pritet të miratohet zyrtarisht në 2024, Deliu tha se për të arritur në këtë përfundim janë dashur shumë vite punë, duke piketuar drejtimet kryesore të diskutuara si: menaxhimi i migracionit, azilit, kufijve dhe pranimit të personave të huaj që hyjnë në shtetet anëtare të BE, po ashtu një vëmendje e vecantë i është kushtuar dhe mekanizmit të solidaritetit.



