News 24: Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorit
Më 14 mars 2022, Drejtori i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali ishte i ftuar në emisionin e organizuar në Alert/News 24 në kuadër të projektit “Nga Informimi te Veprimi – Fuqizimi i Organizatave mbi Mbrojtjen e Konsumatorit” që po zbatohet nga EMA në bashkëpunim me ASP dhe Qendrën Alert mbështetur nga Bashkimi Europian në kuadër të fondeve IPA 2017. Gjipali u shpreh se mbrojtja e konsumatorit lidhet me shume fusha të integrimit europian ku së fundmi jane aktivizuar edhe stukturat e Platformës së Partneritetit. Platforma mundëson lidhjen mes organizatave, grupeve te interesit dhe insititucioneve në nivelin qëndror ku përplasen problematikat që ndeshen vazhdimisht. Në lidhje me projektin ai u shpreh se objektivi kryesor është rritja e kapaciteteve të OSHC dhe aktorëve të tjerë jo-shtetërorë në lidhje me çështjet e mbrojtjes së konsumatorit për t’i kthyer në aktorë me ndikim në politikat dhe proceset vendimmarrëse në kuadër të procesit të integrimit në BE.



