Ora News – “Alert” nga Granit Sokolaj – Raporti i KE për Shqipërinë Vs Konsumatorët, 28 nëntor 2025
Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv, Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), gjatë një interviste të zhvilluar në Ora News në programin “Alert” nga gazetari Granit Sokolaj, komentoi miratimin e disa prej ligjeve të fundit nga Parlamenti dhe ndikimin që kanë në procesin e negociatave me BE-në. Fillimisht, Gjipali u ndal te konsultimi publik, i cili nuk është bërë siç duhet nga ekzekutivi, ndërsa parlamenti ka krijuar platformën e konsultimit online, që cilësohet hap përpara e pozitiv. Gjithashtu, Gjipali thekson se kjo platformë duhet të shfrytëzohet në mënyrën e duhur, meqenëse ligjet do të duhet të kalohen shumë shpejt e brenda një kohe të shkurtër. Në përfundim, Gjipali u shpreh se gjatë procesit të anëtarësimit në BE ka dhe grupe që do të humbasin apo do të sakrifikohen në një periudhë afatshkurtër dhe institucionet shqiptare duhet të jenë gati për t’i informuar këto grupe që humbjet të jenë sa më të vogla, apo edhe për të rishikuar mundësitë për të vepruar në sektorë të tjerë. Pra, bizneset duhet të rimodelohen e të ndryshojnë mënyrën e të vepruarit, si dhe grupet e interesit të përfitojnë nga mundësitë që do t’u ofrohen.
Ora News – “Alert” nga Granit Sokolaj – Raporti i KE për Shqipërinë Vs Konsumatorët, 28 nëntor 2025



