Ora News – Kemi hapur 5 nga 6 grupkapitujt, Gjipali: Progres-raporti i BE për Shqipërinë pozitiv, 5 nëntor 2025
I ftuar në emisionin Ora e Betit në ora News, Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv, Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), komentoi disa prej zhvillimeve të lidhura me procesin e negociatave Shqipëri-BE. Fillimisht, Gjipali e cilësoi pozitiv Progres-raportin e këtij viti, për shkak të hapjes së 5 prej 6 grupkapitujve (Grupkapitulli 5 u hap më 17 nëntor). Megjithatë, do të jetë e vështirë të mbyllen të gjithë grupkapitujt dhe kapitujt përbërës deri në fund të vitit 2027, me ecurinë e deritanishme të reformave. Në përfundim, Gjipali theksoi se Shqipëria duhet të punojë ende në rritjen e cilësisë dhe shpejtësisë së reformave, për arritjen e objektivave të vendosur. Në funksion të këtij qëllimi, është tejet e rëndësishme edhe përgatitja apo rritja e kapaciteteve të administratës publike.



