Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri: Sesione Mentorimi

Në kuadër të projektit Qendra Kombëtare Burimoree Burimeve për Shoqërinë Civile në Shqipëri, zbatuari organizuar nga Partnerët për Ndryshim dhe Zhvillim në Shqipëri në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri, EMA  dhe ekspertët e saj po kontribuojnë me një sërë sesionesh mentorimi.

Sesionet e mentorimit synojnë të japin udhëzime praktike dhe të ofrojnë një orientim të qartë mbi  procesin e konsultimit – me fokus në elementet teknike, detajet që duhen marrë parasysh dhe se si ky proces është i lidhur drejtpërdrejt me Integrimin Europian dhe Bisedimet e Anëtarësimit. Procesi i konsultimit për një nga dokumentet strategjike të përgatitura në kuadër të Integrimit Europian (IE) si Plani Kombëtar për Integrimin Europian është duke u shpjeguar gjatë këtyre sesioneve.

Temat kryesore të sesioneve të mentorimit përfshijnë:

  1. Informacion mbi procesin e konsultimit – me fokus në Ligjin për Konsultim Publik
  2. Strukturat e konsultimit për OSHC-të në Shqipëri – Këshilli Kombëtar për IE, Konventa Kombëtare për IE dhe Platforma e Partneritetit për IE.
  3. Si të aplikoni për të qenë pjesë e tryezave të PPIE (udhëzime se çfarë duhet të përfshihet në  aplikim)
  4. Si funksionojnë tryeza e punës të PPIE, cili është roli dhe përfitimet e anëtarëve të këtyre tryezave.

Seancat e mentorimit po organizohen në grupe të vogla prej 4-5 pjesëmarrësish. Për periudhën 2022-2024 jane zhvilluar në total janë zhvilluar 15 sesione mentorimi gjatë periudhës 19-29 prill 2022, 27-31 mars 2023 dhe 5-8 mars 2024.