RAPORTI I VLERËSIMIT TË NEVOJAVE: Kapacitet insitucionale për implementin e Direktivës së Dërgimit me Shërbim të Punonjësve në Ballkanin Perëndimor, gusht 2019

Raporti i  vlerësimit  të nevojave shqyrton  kapacitetet e katër shteteve  të Ballkanit Perëndimor, që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Europian: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia; për të implementuar Direktivën e Dërgimit me Shërbim të Punonjësve (96/71/KE).

Vlerësimi i nevojave bëhet përmes  identifikimit të kapaciteteve ekzistuese në të katër vendet aspiruese dhe vënien në përdorim  të tyre për të ecur përpara dhe për të përmbushur  qëllimin  e tyre përkundrejt zhvillimit. Kapacitetet vlerësohen në kontekstin e ciklit të procesit politik të  secilit shtet  dhe më specifikisht duke u fokusuar në gjashtë fushat  e kapaciteteve institucionale të ndërvarura: korniza ligjore, rregullimi institucional, bashkëpunimi ndërmjet agjencive,  burimet njerëzore, angazhimi i grupeve  të interesit dhe qeverisja publike. Vlerësimi i nevojave bazohet në katër raportet e përgatitura nga ekipet e punës në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi gjatë periudhës Prill – Shtator 2018. Të dhënat empirike u mblodhën përmes rishikimit të literaturës ekzistuese akademike për migracionin dhe lëvizshmërinë për arsye punësimi; rishikimit të kornizës legjislative dhe institucionale të secilit vend, si dhe nga të dhënat e mbledhura prej  44 intervistave  gjysmë të strukturuara me përfaqësuesit e politikëbërjes, agjencive shtetërore zbatuese,  partnerët socialë dhe ekspertë. Të dhënat e mbledhura tregojnë se Direktiva është transpozuar vetëm pjesërisht në secilin nga katër vendet dhe legjislacioni ekzistues nuk i përfshin akoma të gjithë elementët e Direktivës për Dërgimin me Shërbim të Punonjësve dhe Direktivës së Zbatimit, ndërsa masat e tjera përkatëse siç janë marrëveshjet dypalëshe për koordinimin e sigurimeve shoqërore dhe kujdesin shëndetësor janë gjithashtu jo të plota.

Ky raport është përgatitur nga Mimoza Agolli, Hulumtuese e EMA, në kuadër të projektit ‘Dërgimi me Shërbim i Punonjësve në Europën Lindore’ (EEPOË) (për më shumë mund të shikoni faqen zyrtare dedikuar projektit: http://www.euro.centre.org/projects/detail/1673) zbatuar nga Qendra Europiane për Kërkimin Shkencor dhe Mirëqenien. Ky publikim është mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian-Programi për Punësimin dhe Inovacionin Social “EaSI” (2014 – 2020).

RAPORTI I VLERËSIMIT TË NEVOJAVE: Kapacitet insitucionale për implementin e Direktivës së Dërgimit me Shërbim të Punonjësve në Ballkanin Perëndimor