Report Tv – Deliu : Konferenca e tetë Ndërqeveritare një hap më afër drejt integrimit europian, 22 maj 2026

E ftuar ne një intervistë në Report TV, Nirvana Deliu, eksperte e procesit të integrimit europian pranë Lëvizjes Europiane për Shqipërinë (EMA), theksoi se ngjarjet e fundit në lidhje me mbajtjen e Konferencës së tetë Ndërqeveritare BE-Shqipëri më 26 maj tregon se procesi nuk ka ngecur. Kusht përcaktues vazhdojnë të mbeten kapitujt 23 dhe 24 (ku përfshihen tematika kyçe si drejtësia, të drejtat e njeriut dhe lufta kundër korrupsionit), ku Bashkimi Europian tashmë kërkon rezultate konkrete. Ajo theksoi më tej  se mbyllja e kapitujve bëhet një nga një, dhe jo në grup si në hapjen e tyre.  Nëse ruhet ky ritëm, deri në vitin 2026 mund të mbyllen rreth 10-11 kapituj që kërkojnë më pak transpozim të legjislacionit të BE-së në atë kombëtar, , si Kapitulli 25 dhe 26 lidhur me  arsimin apo shkencën. Megjithatë, çdo mbyllje është tërësisht provizore dhe kapitujt mund të rihapen nëse ngecin reformat apo nëse vetë BE ndryshon legjislacionin. Ndonëse Shqipëria po tregon një shpejtësi të lartë në proces, ekspertja paralajmëron se nxitimi nuk duhet të dëmtojë cilësinë e përafrimit të ligjeve, për të garantuar që integrimi të mos ketë pasoja negative afatgjata për qytetarët.

Report Tv – Deliu : Konferenca e tetë Ndërqeveritare një hap më afër drejt integrimit europian, 22 maj 2026