Report TV – Deliu: Samiti BE-Ballkani Perëndimor: Plani i Rritjes dhe faktorizimi i shqiptarëve në rajon, 29 shkurt 2024
Nirvana Deliu, eksperte e integrimit europian, e ftuar në televizionin Report TV, në një bisedë përmes Skype shprehu bindjen se Bashkimi Europian do të ndihmojë ato vende të Ballkanit Perëndimor që tregojnë më shumë angazhim dhe vullnet për të zbatuar reforma. Deliu shprehet se deklarata e dhënë në samit ishte një deklaratë me rëndësi, ku vërehet interesi i rritur i Bashkimit Europian, sidomos në aspektin ekonomik. Qëllimi është të forcohet çdo ekonomi në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke i bërë ato pjesë funksionale të Bashkimit Europian. Sipas ekspertes, Plani i ri i Rritjes tregon qartë se BE është e interesuar të përputh reforma që lidhen me shtetin e së drejtës me zhvillimin ekonomik. Deliu thekson se çdo vend në Ballkanin Perëndimor duhet të përgatisë një axhendë për reforma, ku me bazë në vullnetin dhe angazhimin e tyre, do të sigurojnë bashkëpunimin e BE-së nëpërmjet granteve dhe kredive të buta. Dhënia e granteve nga Bashkimi Europian është e shikuar me konsideratë të madhe, theksoi Deliu, por shtoi se është e rëndësishme që kjo të shoqërohet me zbatimin e reformave nga vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht Shqipëria.



