Report TV – Eksperti Gjipali: Pa gjyqësor të pavarur Shqipëria nuk integrohet në BE! Objektiv, plotësimi i kushteve deri në 2030, 27 mars 2024

Pas takimit Shqipëri-BE të Nënkomisionit për Drejtësi, Liri e Siguri të mbajtur në Bruksel, eksperti i integrimit, Gledis Gjipali, i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ vlerësoi progresin në zbatimin e reformës në drejtësi duke theksuar rëndësinë e përfundimit në kohë të vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ai u shpreh se pa një gjyqësor të pavarur, vendi nuk mund të integrohet në BE dhe se problematika në shtetin e së drejtës kanë edhe vendet anëtare, prandaj mund ta konsiderojmë një fushë delikate që kërkon vazhdimisht reforma. Eksperti theksoi se është e rëndësishme që reforma të jetë nën kontroll të cilësisë dhe shpejtësisë, dy elemente kyçe për progres. Gjipali shtoi se një sërë kapitujsh, veçanërisht kapitulli i drejtësisë, lufta kundër krimit të organizuar, prokurimi publik, statistika dhe kontrolli financiar, janë thelbësore për procesin e integrimit në BE. Në përfundim, eksperti vendosi theksin në rëndësinë e reformave në kaptullin e drejtësi duke shtuar se nëse ngec, ndalon gjithë procesi i integrimit.

Report TV – Eksperti Gjipali: Pa gjyqësor të pavarur Shqipëria nuk integrohet në BE! Objektiv, plotësimi i kushteve deri në 2030, 27 mars 2024