Report TV – Shqipëria drejt BE-së në 2030, Gledis Gjipali në ‘Studio Live’: Moment pozitiv! Do të ketë intensifikim të reformave, 9 maj 2024
I ftuar me anë të një lidhje Skype, Gledis Gjipali, Ekspert Integrimi, foli mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, reformat dhe datën e shumë përfolur në 2030, i konsideruar si viti i mundshëm i anëtarësimit. Sipas ekspertit, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria po përjeton një moment të favorshëm në raport me Bashkimi Europian, duke shfaqur progres në reforma politike dhe juridike. Megjithatë, një vendosje vetoje si ajo e Greqisë mund të paralizojë tërë procesin për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, shprehet ai. Gjipali, theksoi besimin se Shqipëria do të trajtohet e ndarë nga Maqedonia në procesin e negociatave, dhe si pasojë duke e bërë këtë të fundit meritokratik dhe individualisht të vlerësueshëm. Ai thekson se edhe pse çdo vend vlerësohet sipas meritës, veto-ja e një vendi si Greqia mund të bllokojë tërësisht progresin, edhe në rastin kur kërkesat mund të jenë të arsyeshme. Gjipali gjithashtu thekson se reformat janë thelbësore për integrimin në BE dhe se ka një përkushtim për t’i thelluar ato me synim anëtarësimin në BE në vitin 2030, duke kërkuar angazhim të grupeve të interesit dhe një administratë të përmirësuar në të gjitha nivelet. Këto procese do të shoqërohen me një presion të shtuar dhe një raportim të vazhdueshëm për përputhshmërinë me kriteret dhe progresin e bërë drejt anëtarësimit në BE, përfundon ai.



