Report Tv: Shqipëria i ka plotësuar kërkesat për të hapur negociatat, problemi në BE

Më 28 prill 2022, Nirvana Deliu, Hulumtuese Politikash pranë EMA ishte e ftuar në Report TV, për të diskutuar për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ajo komentoi fazën në cilën ky proces ka ngecur, ndikimin e luftës në Ukrainë në përshpejtimin e këtij procesi dhe pritshmëritë e Shqipërisë.  Deliu shpjegoi se Shqipëria, ashtu dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur detyrat e tyre për hapjen e negociatave, por tashmë ky proces ka ngecur nga vetë BE. Sipas saj, ka ardhur koha që të rishikohet mënyra e marrjes së vendimeve dhe shtyrjen e këtyre proceseve, dhe se secili vend duhet të vlerësohet në në mënyrë vetjake. Kërkesat ndaj Shqipërisë do të rriten në fazat e ardhshme, por në këtë pikë që jemi ne i kemi plotësuar të gjitha kërkesat dhe e vetmja problematikë që mbetet tashmë është vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut. Deliu mbetet optimiste për realizimin e konferencës së Parë Ndërqeveritare përsa kohë që puna do të jetë e përbashkët nga të dyja kahet. 

Report Tv: Shqipëria i ka plotësuar kërkesat për të hapur negociatat, problemi në BE