RTSH – Deliu : Kapitujt 23 dhe 24 kusht përcakutes për procesin e anëtarësimit , 25 maj 2026
E ftuar në një debat politik në Radio Televizion Shqipëtar (RTSH), Nirvana Deliu, Drejtore Projekti në Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA), vë theksin tek rëndësia e Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri, e cila do të mbahet më 26 maj.
Analiza e saj tregon se negociatat Shqipëri-BE varen kryekëput nga Kapitujt 23 dhe 24 lidhur me funksionalizimin e drejtësisë apo luftës kundër korrupsionit, përmbushja e të cilëve vjen nga bashkëpunimi i mirë institucional. Ndër të tjera ajo sqaroi çështjen e kritereve ku vetëm për dy kapitujt e lartpërmendur janë vendosur “kritere të ndërmjetme” pas hapjes së Grupkapitullit 1.
Sa i takon situatës aktuale, Nirvana thekson se përpos zbatimit në letër procesi i anëtaësimit ne BE kërkon së pari mirëinformim, predispozitë për të investuar në sektorë si siguria ushqimore, biznese apo fusha të tjera të cilat kërkojnë domosdoshmërisht të ardhura të shtuara për mirëfunksionim, si dhe zbatim në terren të reformave.
RTSH – Deliu : Kapitujt 23 dhe 24 kusht përcakutes për procesin e anëtarësimit , 25 maj 2026



