S’ka datë për negociatat/ Gjipali: Samiti i Sllovenisë siguron mbështetjen ekonomike
Drejtori Ekzekutiv i EMA, Gledis Gjipali ishte i ftuar në A2 CNN dhe VizionPlus për të folur për çështjen e integrimit dhe më konkretisht mbi zhvillimet në Samitin e Sllovenisë. Ai deklaroi se sipas vlerësimit të Komisionit Europian, Shqipëria është gati për Konferencën e Parë Ndërqeveritare por ngërçi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut vazhdon ta penalizojë atë. Më tej, Gjipali komentoi Procesin e Berlinit dhe Open Ballkan duke hedhur poshtë idenë se janë alternativa të procesit të zgjerimit. Në lidhje me Planin Ekonomik dhe të Investimeve, ai u shpreh se kjo paketë me vlerë 30 miliardë euro është për të gjithë rajonin dhe shtrihet në një periudhë shtatë vjeçare si pjesë e Planit të Rimëkëmbjes pas Covid-19.
A2CNN: Samiti në Slloveni
VizionPLUS: S’ka datë për negociatat



