Syri TV – A u mbyll skenari për anëtarsimin në BE? Gjipali: Do të ishte zgjidhje e vështirë, 25 mars 2026

I ftuar në Syri TV, eksperti i integrimit dhe Drejtori i Lëvizjes Europiane në  Shqipëri (EMA), Z.Gledis Gjipali, komentoi propozimin e përbashkët të bërë nga Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Aleksandër Vucic, për integrimin e përshpejtuar pa fituar të drejtën e votës, ku Komisionerja Marta Kos e hodhi poshtë këtë propozim.

Z.Gjipali theksoi se ky propozim është thuajse i pamundur pasi kriteret e vendeve Shengen janë më të fortë dhe duhen vite miratimi për përmbylljen e proceseve. Një aspekt tjetër që Z.Gjipali theksoi ishte dhe aksesimi në tregun apo zonën e lirë duke anashkaluar përmbushjen e standardeve demokratike të vendit të cilat janë kushte themelore.

Në vazhdim, Gjipali shpjegoi se vendi ynë është më afër se kurrë me integrimin e saj në union, ku të gjithë kapituj janë hapur dhe me pozicion të mirë në krahasim me vendet e tjera, por struktura e BE-së  ka procedurat e veta, ashtu sikur dhe marrja e dritës së gjelbër për  raportin IBAR (Interim Benchmark Assessment Report) të cilin Shqipëria tashmë po pret vlerësimin për përmbushjen e kritereve të ndërmjetme për Kapitullin 23 dhe 24.

Në përfundim, Z.Gjipali shpjegoi se procesi është intensifikuar dhe proceset monitoruese  janë shtuar së bashku me presionet pozitive nga vendet e tjera anëtare. Miratimi i raportit IBAR do na mundësonte mbylljen e disa kapitujve, në të kundërt do të mbetemi pezull dhe kjo cënon cilësinë e procesit.

Syri TV – A u mbyll skenari për anëtarsimin në BE? Gjipali: Do të ishte zgjidhje e vështirë, 25 mars 2026