Syri Tv: Vizita e Angela Merkel dhe e ardhmja e Ballkanit

Drejtori Ekzekutiv i EMA, Gledis Gjipali ishte i ftuar në Syri TV për të folur mbi vizitën e Merkel në Serbi dhe Shqipëri. Ai u shpreh se politika gjermane është shumë e qëndrueshme dhe se këto takime përforcojnë angazhimin në vazhdimësi të Gjermanisë në rajon. Procesi i Berlinit ka në thelb bashkëpunimin rajonal i cili inkurajohet nga Gjermania dhe vendet e tjera europiane. Gjipali komentoi deklaratën e Merkel në të cilën theksoi se shtetet anëtare nuk duhet të pengojnë integrimin kur kushtet plotësohen. Gjipali e cilësoi si një justifikim pasi Gjermania nuk mundi të bindte Bullarinë për të hequr veton e cila penalizoi Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ai bëri me dije se ky bllokim i procesit nga secili vend është i rrezikshëm jo vetëm për vendet që zhgënjehen por dhe për BE. Së fundmi, Gjipali tha se këto takime në kuadër të promovimit të fqinjësisë së mirë janë meritë e angazhimit të kancelares Merkel.

Intervistën mund ta gjeni këtu: “Vizita e Angela Merkel dhe e ardhmja e Ballkanit”