Top Channel: A do rikthehen vizat? Gjermania fut Shqipërinë në listën e vendeve problematike
Gjermania ka hartuar një dokument për Komisionin Europian për sa i përket numrit të lartë të azilkërkuesve dhe krimeve të kryera nga të huajt, ku Shqipëria bën pjesë në dhjetë vendet më problematike. Drejtori Ekzekutiv i EMA, Gledis Gjipali ishte i ftuar në Top Channel për të komentuar rreziqet që mbartin të tilla vendime dhe theksoi se një raport mund të përfshijë disa vende por masat merren individualisht për shtetet që kanë shkeljet më të mëdha. Për sa i përket mundesisë së rikthimit të vizave Gjipali u shpreh se ka një mekanizëm pezullimi 9 mujor të vizave bazuar në kërkesat e mbështetura ligjërisht.



