Top News, Gjipali: “Procesi i Berlinit nuk zëvendëson integrimin”

 Më 14 shtator 2021, Gledis Gjipali, Drejtori Ekzekutiv i EMA ishte i ftuar në “Zona Zero” të Top News për të folur mbi vizitën e kancelares gjermane Merkel në Tiranë. Ai komentoi dimensionin politik të procesit të Berlinit dhe projektet ekonomike të financuara nga BE. Për sa i përket nismës së tregut rajonal, Gjipali u shpreh se Gjermania mban një qëndrim të ftohtë por në kuadër të Procesit të Berlinit inkurajon bashkëpunimin rajonal. Ai tha se ky proces nuk zëvëndëson integrimin dhe se qëllimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi në BE.

 

Intervistën mund ta gjeni këtu: Top News, Gjipali: “Procesi i Berlinit nuk zëvendëson integrimin