Trajnimi: Të njihemi më nga afër me qeverisjen vendore, në Shkodër

1357208534-xxxxxxxMë 21, 26 dhe 28 dhjetor 2012, EMA në bashkëpunim me Intelektualët e rinj, Shpresë në Shkodër, organizoi serinë e trajnimeve me temë “Të njihemi më nga afër me qeverisjen vendore”, në ambjentet e Qendrës sëInformimit mbi BE-në në Shkodër. Këto aktivitete u mbajtën në kuadër të projektit “Rinia si agjent i forcimit të demokracisë pjesëmarrëse dhe llogaridhënies institucionale në Bashkinë e Shkodrës” mbështetur nga Olof Palme Center dhe SIDA.

Znj. Baisa Sefa, Kërkuese politikash tek EMA, Z. Nensi Shyti, Asistent programesh tek EMA, dhe Znj. Mona Xhexhaj, Praktikante tek EMA, ofruan informacion mbi cështjet që kishin të bënim me:

  • Një vështrim mbi pushtetin vendor dhe rolin e tij në kuadër të procesit të Integrimit Europian – nën të cilën u diskutua kuadri ligjor, roli & funksionet e pushtetit vendor nën këndvështrimin e Integrimit Europian, dhe organizimi & strukturat vendimmarrëse
  • Ofrimin i shërbimeve – duke sjellë gamën e shërbimeve që ofron pushteti vendor (shembull: Bashkia e Shkodrës) dhe procedurat për kërkimin e një shërbimi të caktuar
  • E drejta e Informimit si premisë për lindjen e pjesëmarrjes qytetare – ku u diskutua kuadri ligjor që sanksionon këtë të drejtë & problematikat e tij në kuadër të perspektivës Euopiane, rëndësia e të drejtës së informimit, hapat praktik për zbatimin e kësaj të drejte, dhe marrëdhënia informim – pjesëmarrje
  • Vendimmarrjen lokale dhe pjesëmarrjen e të rinjve – nën të cilën u diskutua – procesi vendimmarrës, pjesëmarrja e të rinjve në vendimmarrjen lokale Shkodër, format & katalizatorët për rritjen e pjesëmarrjes, dhe mekanizmat & Metodologjia e monitorimit të vendimmarrjes lokale
  • Advokimi & rëndësia e tij – ku u shtjellua procesi i advokimit, instrumentet për të patuar një advokim të suksesshëm/frytshëm, si edhe roli i të rinjve në këtë proces
  • Përgjegjësia qytetare për tu përfshirë, element kyç i integrimit europian – ku u diskutua përgjegjësia jonë në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe “vota” si mekanizëm kontrolli

Trajnimet u pasuan nga diskutime të hapura mbi problematikat dhe pengesat e hasura nga studentët gjatë përpjekjeve të tyre për tu përfshirë në vendimarrjen lokale, si edhe experiencat e tyre të mëparshme me zgjedhjet në vend.