Dokument Politikash – Zbatimi i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe jurisprudencës së saj nga gjyqtarët kushtetues shqiptarë në mosmarrëveshjet penale, qershor 2025

Ky dokument politikash, i hartuar nga Prof. Assoc. Denard Veshi, Prof. Assoc. Dr. Enkelejda Koka dhe Dr. Ervin Pupe, shqyrton zbatimin e të drejtave të njeriut si një nga variablat kryesore që matin nivelin demokratik të një vendi. Ndërsa në literaturën tradicionale, e drejta publike, që përfshin të drejtat e njeriut, dhe e drejta penale trajtoheshin si fusha të ndara, në vitet e fundit gjyqtarët kanë filluar t’i zbatojnë të drejtat e njeriut edhe në vendimet juridike që lidhen me çështje penale. Kjo është edhe më e dukshme në rastin e Shqipërisë, ku në Kushtetutë është parashikuar ankimi kushtetues individual për shkeljen e të drejtave të njeriut. Me fjalë të tjera, pas vendimit të Gjykatës së Lartë, qytetarët kanë akses të drejtpërdrejtë në Gjykatën Kushtetuese nëse të drejtat e tyre themelore janë shkelur. Ky punim studion ankimet kushtetuese individuale në çështjet penale në Shqipëri. Rasti i Shqipërisë është përzgjedhur si një nga vendet me një regjim të mëparshëm totalitar. Pas identifikimit të rasteve penale ku janë zbatuar të drejtat e njeriut, punimi shqyrton mënyrën se si këto të drejta janë aplikuar në mosmarrëveshje konkrete. Në përfundimet e arritura, kërkimi thekson zbatimin e standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut nga gjyqtarët kushtetues shqiptarë.

Ky material është prodhuar në kuadër të projektit “Ndërtimi i Partneritetit mbi Çështjet Themelore: Fuqizimi i OSHC-ve për procesin e anëtarësimit në BE”, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Lëvizjes Europiane në Shqipëri dhe autorëve, dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet dhe qëndrimet e Bashkimit Evropian.

Projekti “Ndërtimi i Partneritetit mbi Çështjet Themelore: Fuqizimi i OSHC-ve për procesin e anëtarësimit në BE”, po zbatohet nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) me mbështetjen financiaretë Bashkimit Evropian – IPA Civil Society Facility and Media 2021, në bashkëpunim me Akademinë e Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN), Slovak Foreign Policy Association (SFPA) dhe Qendrën për Transparencë dhe Informim të Lirë (CTFI).

Zbatimi i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe jurisprudencës së saj nga gjyqtarët kushtetues shqiptarë në mosmarrëveshjet penale, qershor 2025