Moduli 7 “Mbrojtja e konsumatorëve në epokën dixhitale- shërbimet online”, Shkolla për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian
Në datat 7 dhe 8 tetor 2022 u zhvillua Moduli 7 i Shkollës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian. Projekti po zbatohet nga Lëvizja Europiane në Shqipëri në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Politike dhe Qendrën Alert, me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian në kuadër të fondeve IPA 2017. Ky modul u zhvillua mbi temën e “Mbrojtjes së konsumatorit në epokën dixhitale- shërbimet online”.
Sesioni i parë u trajtua nga Irena Malolli, Drejtore e Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Telekomunikacionit dhe Postave pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Malolli fillon me aspektin ligjor i mbtojtjes së konsumatorit në fushën dixhitale. Sa është investuar BE-ja dhe sa Shqipëria në legjislacione, ku qëndrojnë diferencat mes tyre dhe përafrimi i legjislacioneve. Znj. Irena u ndal dhe tek telekomunikacioni dhe mbrojtja e të dhënave gjatë këtij shërbimi, si trajtohen ato nga operatorët telefonik në përputhje me ligjin si dhe krahasimi i situatës aktuale me atë të para 20 viteve në këtë shërbim. Në përmbyllje të sesionit Malolli solli në vemëndje disa raste studimore duke treguar dhe praktikat e mira nga BE-ja.
Sesioni i dytë, me lektore Vilma Tomço Drejtore e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar për çertifikimin elektronik dhe sigurinë kibernetike, u fokusua te siguria ne fushën dixhitale dhe kibernetike. Tomço përmendi disa nga ligjet kryesore të cilat trajtojn sigurinë on-line dhe jo vetëm, si dhe hapat që janë ndërmarrë për përafrimin e tyre me legjislacionin e BE-së dhe rrjetizimi i Shqipërisë në organizma ndërkombëtare europiane që punojnë në këtë fushë. Znj. Vilma foli dhe në linja të përgjithëshme mbi detyrat e institucionit që përfaqësonte, sfidat që kanë hasur kohët e fundit dhe mungesat e vazhdueshme që ndikojnë në ecurinë e kësaj instance. Ajo u ndal dhe tek pritshmëritë nga Plani i Veprimit i Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2020-2025 dhe krahasimi i sistemeve të sigurise shqiptare me ato të rajonit.
Sesioni i tretë u drejtua nga Neritan Sulaj, Inspektor pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojten e të Dhënave Personale. Sulaj jep një përshkrim të hollësishëm të aspektit ligjor se si mbrohen të dhënat personale e ato sensitive në fushën dixhitale dhe si vetë Komisioneri si instancë ka kontribuar në mbrojtjen e tyre. Z. Neritan solli në vëmendje disa nga rastet që janë trajtuar nga Komisioneri, praktika e tyre e të trajtuarit të çështjeve dhe metodat jo të drejta që kanë konstatuar nga subjekte të ndryshme. Sesioni përmbyllet me disa raste dhe vendime gjyqësore nga disa vënde të BE-së kundrejt subjekteve të mëdha ndërkombëtare.
Sesioni i katërt u trajtua nga Junida Tafaj (Katroshi), Koordinatore për Trajnimin dhe Edukimin Financiar pranë Shoqatës Shqiptare të Bankave. Me fokus shërbimet bankare on-line, Tafaj theksoi disa nga zhvillimet më kryesore që janë bërë deri më sot nga bankat në Shqipëri për të qenë sa më të aksesushme, në përputhje me standartet ndërkombëtare. Znj. Junida u ndal dhe tek Fintec, një industri në rritje që do lehtësojë shërbimet dhe komunikimin midis klientëve dhe bankës dhe do sjelli një sërë inovacione në treg. Ajo gjithashtu shpiegoi dhe strategjitë që janë duke u ndjekur apo që po hartohen nga Shoqata Shqiptare e Bankave për të shpërndarë sa më shumë kulturën financiare.
Sesioni i pestë, me Sami Neza, gazetar dhe pedagog, pati fokus median dhe konsumatorin, si ndikon media në treg dhe sa e sigurt është. Ai solli në vemendje shërbimet audiovizive dhe dixhitalizimin sipas eksperiencës dhe kontributit të tij të mëparshëm pranë AMA. Ai ndalet në disa statistika lidhur me ankesat që vijnë pranë këtij institucioni dhe si menaxhohen ato. Z. Sami përmend dhe disa raste ku AMA ka vendosur edhe limite për reklamimin në media pasi janë konstatuar si jo të përshtatshme për publikun e gjerë.
Sesioni i fundit u drejtua nga Greta Harapaj, nga Aladini Shop. Aladini Shop është dyqan për blerje online që i ofron konsumatorëve një gamë të gjerë artikujsh dhe produktesh. Harapaj tregon disa statistika se na çfarë përqindje konsumatori shqiptar blen on-line dhe sa besim kanë ata në tregtinë on-line. Ajo ndalet dhe tek mënyra më e fundit e tregtimit nëpërmjet rrjeteve socicale, sa benefit sjellin për individin dhe sa problematike është për industrinë e reklamimit dhe marketingut. Znj. Greta, duke treguar disa statistika nga Aladin Shop, ndau me pjesëmarrësit se çfarë ata vet si biznes iu kërkohet të kryejn në mënyrë që të kenë sa më shumë besueshmëri në treg dhe si mund të mbrohet konsumatori nga blerjet jo të sigurta on-line.