Manual Informativ mbi pushtetin vendor, mars 2011

manual informativNë kuadër të projektit “Rritja e demokracisë pjesëmarrëse në nivel vendor përmes edukimit të të rinjve dhe përfshirjes së tyre në qeverisjen vendore” stafi i EMAs ka publikuar “Manualin Informativ mbi pushtetin vendor”,  i cili bën një prezantim të shkurtër dhe të përmbledhur të pushtetit vendor dhe mënyrës së tij të funksionimit.

Manuali është hartuar për t’iu ardhur në ndihmë të rinjve për të kuptuar më mirë funksionimin e demokracisë në nivel lokal. Duke sjellë shembuj konkret manuali përkthen në një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme parimet themelore të funksionimit të këtij pushtetit.

Ai është strukturuar në formën e pyetje – përgjigje duke dashur të krijojë idenë e një dialogu përmes të cilës informacioni serviret në mënyrë më konkrete, drejtpërdrejtë, koncize dhe të shkurtër. Përmes rritjes së informimit dhe ndërgjegjësimit të tyre lidhur me kompetencat që ushtron pushteti vendor, EMA synon të hedhë dritë mbi hapësirat e parashikuara ligjore dhe institucionale përmes të cilave garantohet demokracia pjesëmarrëse.

Përgatitja e këtij manuali merr një tjetër rëndësi bazuar në faktin që aktualisht vendi është në prag të zgjedhjeve për organet e pushtetit vendor. Ndaj duke patuar parasysh këtë fakt por edhe përqindjen e ulët të pjesëmarrjes në zgjedhjet e kaluara, EMA synon që përmes informimit të motivojë dhe inkurajojë të rinjtë të shprehin mendimin e tyre përmes pjesëmarrjes në votim.

Të gjitha këto çështje dhe të tjera si këto mund ti gjeni në brendësi të “Manualit Informativ të pushtetit vendor”.

EMA_Manual Informativ mbi pushtetin vendor