Forumi: Forcimi i democracisë pjesëmarrëse tek të rinjtë, Shkodër
Më 20 korrik 2012, EMA, në bashkëpunim me National Endowment Fund (NED) dhe Qendrën e Informimit mbi BE-në në Shkodër, organizoi një forum televiziv të titulluar \”Forcimi i democracisë pjesëmarrëse tek të rinjtë\”. Ky aktivitet është vazhdimësi e një serie aktivitetesh që synojnë rritjen e angazhimit të të rinjve në vendim-marrjen vendore si një formë e demokracisë pjesëmarrëse. Moderuar nga Znj. Emi Kalaja, Gazetare e Rozafa TV, forumi mblodhi bashkë studentë të universitetit dhe shkollave të mesme si edhe përfaqësues të OJQ-ve, përkatësisht nga Shpresa e Intelektualëve të Rinj dhe nga Parlamentit Rinor.
Aktiviteti u hap me fjalën përshëndetëse të, Z. Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i EMA-s, i cili prezantoi një përmbledhje të punës dhe kontributit të EMA në këtë çështje. Më tej, Znj. Blerta Hoxha, Hulumtuese në EMA, mbajti një prezantim të shkurtër mbi rolin dhe procesin e vendim-marrjes në qeverisjen vendore.
Më pas vijoi debati, ku studentët dhe Z. Blendi Dibra, Koordinator i Parlamentit Rinor në Shkodër u angazhuan në një diskutim konstruktiv mbi demokracinë pjesëmarrëse. Shumë studentë treguan përvojat e tyre dhe u përpoqën për të analizuar dhe shpjeguar rrugët e ndryshme që të rinjtë mund të ndjekim në mënyrë që të bëhen pjesë e procesit të vendimmarrjes në qeverisjen lokale dhe qendrore. Interesant ishte fakti se krahas frymës së zhgënjimit që mbizotëronte debatin, kishte edhe mjaft përvoja pozitive që ndihmuan në rritjen e frymës së optimizmit midis pjesëmarrësve dhe audiencës. Këto përvoja vinin kryesisht nga studentët që ishin pjesë e programit të praktikës përmbushur në Bashkinë e Shkodrës.



