Forum: Kuptimi i procesit të Integrimit Europian të vendit

1350307834-1340959034-DSCF5642Më 26 qershor 2012, EMA mbështetur nga Ambasada Britanike në Shqipëri dhe National Endowment for Democracy (NED), organizoi në ambjentet e Qendrës së Informimit Europian në Shkodër, forumin me titull: “Kuptimi i procesit të Integrimit Europian të vendit”. Studentë, akademikë dhe përfaqësues të mediave lokale morën pjesë në këtë forum.

Aktiviteti u hap nga Z. Gledis Gjipali, Drejtojr Ekzekutiv i EMA,  i cili theksoi rëndësinë e angazhimit të të rinjve/qytetarëve në procesin e Integrimit Evropian. Duke nënvizuar mungesën e burimeve të informacionit për këtë proces, Z. Gjipali theksoi nevojën për më shumë debat dhe mënyra shmangjeje të perceptimeve të zakonshme.
Si pjesë e fjalës hyrëse, Z. Blendi Dibra, drejtues i Parlamentit Rinor, foli më tej për inkurajimin e të rinjve, duke bërë thirrje për përfshirje dhe pjesëmarrje më të madhe. Sipas Z. Dibra kjo mund të arrihet ofruar informacion mbi aktivitetet e qendrës rinore, të cilat kanë si qëllim rritjen e angazhimit civil në proceset e ndryshme të pushtetit vendor, dhe veçanërisht nën formatin e procesit të Integrimit Evropian.

Duke pasur parasysh se interesi publik në lidhje me procesin e integrimit evropian është i përqendruar veçanërisht në dimensionin politik, Z. Clive Rumbold, Shef i Seksionit Politik, Ekonomik dhe Informativ, Delegacioni i BE-së në Shqipëri, dha një informacion të detajuar mbi 12 fushat kyçe që Bashkimi Evropian i ka parashtruar Shqipërisë për t’i përmbushur në mënyrë që të përfitojë statusin e vendit kandidat. Përveç kësaj, Z. Rumbold theksoi nevojën për më shumë ndërgjegjësim publik përsa i përket fazave të ndryshme të procesit të Integrimit Evropian, si dhe, përfitimet që vijnë me anëtarësimin në BE.

Për më tepër, Znj. Hannah Batchelor, Oficere Politike e Ambasadës Britanike në Tiranë, argumentoi se rëndësi të veçantë duhet t’i jepet reformës në drejtësi. Znj Batchelor, specifikoi pikat e proceseve gjyqësore në të cilat Shqipëria “çalon” (ndër të tjera, nevoja për depolitizimin dhe paanshmërinë e sistemit të drejtësisë, si dhe nevoja për një qasje më të unifikuar dhe efektive përsa i përket zbatimit të ligjit). Ndërkohë bëri të qartë, se reformat duhet të plotësohen jo vetëm për hir të integrimit ne BE, po edhe për hir të Shqipërinë: “Mos e bëni për ne. Bëjeni për veten’.

Z. Jay Porter, Oficer Politik i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në mënyrë demonstrative, sqaroi se si mund të zhvillohet angazhimi civil. Gjatë fjalës së tij, Z. Porter i dha rëndësi të veçantë rolit të shoqërisë civile dhe pjesëmarrjes së të rinjve në procesin e vendimmarrjes në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Duke dhënë shembuj frymëzues dhe motivues të angazhimit publik, Z. Porter theksoi nevojën për një qasje të vazhdueshme për rritjen e tij.

Në përfundim, aktiviteti u ndoq nga një seksion i hapur diskutimesh gjatë të cilës pjesëmarrësit drejtuan pyetjet e tyre panelit.